Liga e Kampionëve, Drita në rundin e radhës do të përballet me një kundërshtar shumë të fortë
Drita sonte siguroi kualifikimin për në rundin tjetër kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Ata mposhtën Differdangne me rezultat 2:3, teksa patën kapitalin prej 1:0 nga takimi i parë.
Sidoqoftë, Arb Manajt me shokë iu duhet të punojnë edhe më shumë për të siguruar triumfin e radhës në ëndrrën e tyre për të prekur Ligën e Kampionëve.
Ata në çerekfinalet kualifikuese kanë punë me klubin e madh danez, Kopenhagën.
Sezonin e kaluar, kryeqytetasit fituan ligën teksa prekën çerekfinalet e Ligës së Konferencës ku u mposhtën nga fituesi eventual, Chelsea.