Artan Abrashi, kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit
Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri në detyrë dhe anëtari i kësaj partie, Hysen Durmishi.
Në një deklaratë për Kanal10, Durmishi tha se kandidatura e Abrashit është pothuajse e konfirmuar.
“Besoj që është moti e ditur që Artan Abrashi do të jetë. Jemi duke shkuar komunë pas komune,” u shpreh ai.