Liverpooli refuzon Bayern Munichun për Diazin
Liverpool ka refuzuar një ofertë prej 67.5 milionë eurosh nga Bayern Munchen për sulmuesin kolumbian Luis Diaz, raportojnë burime për ESPN.
Klubi anglez nuk është i gatshëm të shesë lojtarin këtë verë, teksa Bayerni e sheh Diazin si përforcim kyç për krahët e sulmit.
Bisedimet mund të vazhdojnë, por Liverpool aktualisht po e mban qëndrimin e vet.