Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Pas urdhrit të kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës, kanë dhënë dorëheqjen tetë administratorë të njësive, duke përfshirë edhe të qytetit.

Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy nënkryetarët, si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin Bashkisë.

Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen katër administratorët dhe nënkryetari, pasi janë në proces akoma për dorëheqjen.

Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër.

Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen tetë administratorët e njësive, si dhe një nënkryetar pasi nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish kryetarit Agron Malaj, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nuk ka shkarkime sa i përket drejtorëve pasi në vjeshtë Bashkia Mat do të ketë zgjedhje të parakohshme për zgjedhje të kryetarit të ri për Bashki.

Po ashtu, pas dorëheqjes se 9 administratorëve të bashkisë Gramsh dje, sot kane dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e bashkisë dhe përgjegjësit në varësi të tyre.

Sa u përket nënkryetarëve, njëra është e sapoemëruar, një muaj në detyrë, ndërsa nënkryetari tjetër është në prag pensioni. /tch