Quni: Uniteti politik është domosdoshmëri për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se krijimi i unitetit politik nuk është utopi, por domosdoshmëri për të përballuar rreziqet aktuale dhe për të siguruar të ardhmen euroatlantike të vendit.

Ai theksoi se kjo kërkon lidership vizionar, gatishmëri për kompromis dhe vënien e interesit shtetëror mbi atë partiak.

“Kosova po përballet me kërcënime serioze nga jashtë dhe brenda, përfshirë sulme kibernetike, propagandë dhe dezinformata, ku pas Serbisë qëndrojnë Rusia dhe aleatët e saj”, u shpreh Quni.

“Për Kosovës krijimi I unitetit politik nuk është utopi por domosdoshmëri për të adresuar rreziqet aktuale dhe për të siguruar të ardhmen euroatlantike. Kjo kërkon lidership vizionar gatishmëri për kompromis dhe vendosjen e interesit shtetëror. Ne jemi zotuar se mundemi të marrim këtë hap, të gjithë liderët politik duhet të demonstrojnë pjekuri politike, vendosja e interesit shtetëror me atë partiak për LDK çdoherë ka qenë referencë kyçe, në veçanti kur jemi para rreziqeve, ne sot po përballemi me rreziqe nga jashtë dhe të brendshme. Kërcënimi drejtpërdrejtë vjen nga Serbia, mbrapa i qëndrojnë Rusia me aleatë, po përballemi me sulme paramilitare, kibernetike, propaganda dhe dezinformata”, theksoi ai.