Takim me Kurtin gjatë kësaj jave, Limaj flet pas dështimit të seancës së 47-të

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai pas dështimit të seancës së 47-të me radhë tha se në takim do të bisedohet rreth zgjidhjes për të dalë nga kriza.

“Kur ta caktojmë, duhet të bisedohet për me dalë prej kësaj situate. Gjëja e parë është komunikimi, si të dilet nga kriza. Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri te një moment i zgjidhjes së kësaj situate”, tha ai.

Edhe kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se do të ketë takime të kryeministrit në detyr Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.

“Ende nuk kemi diçka konkrete”, tha ajo para seancës së sotme.