Kadrijaj: AAK-ja propozon nomadin Albin Kurti
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, tha në foltore të Kuvendit se AAK-ja propozon Albin Kurtin, të cilin e quajti “nomad politik”.
“Ne si Aleancë e propozojmë nomadin Albin Kurti”, tha Kadrijaj, teksa edhe këtë e ndërpreu kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke kërkuar që të mos keqpërdoret foltorja.