Mikrofonat ua ndalën, PDK-ja flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, përmes një letre të lexuar në Kuvend ka kërkuar respektimin e betimit të deputetëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kosova nuk mund të mbahet peng i një emri”, thuhet në reagimin e PDK-së, duke theksuar se betimi ka kushtetutshmëri dhe ligjshmëri.
Për shkak të ndërprerjes së mikrofonave, deputetët e PDK-së vendosën të komunikojnë përmes deklaratave me shkrim në seancë.