Limaj nxitohet për seancën, thotë se ende s’është takuar me Kurtin
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Megjithatë, derisa nxitohej për seancën e sotme, Limaj nuk pohoi, por as nuk mohoi se ka pranuar ftesë nga ai për këtë takim tashmë të përfolur, transmeton klankosova.tv.
Takimi mes dyshes po konsiderohet si gatishmëri bashkëpunimi, i cili vjen në tentim për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit.