Nënkolonelja Vesa Ibrahimi përfundon me sukses shkollën “Ranger” të ushtrisë amerikane
Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, është bërë pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më të ashpra dhe prestigjioze në botë – shkollën “Ranger” të ushtrisë së SHBA-së (U.S. Army Ranger School).
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shpërndarë fotografinë e Vesa Ibrahimin, derisa ka pohuar se ky është moment krenarie.
“Që nga drejtimi i operacioneve komplekse nën stres ekstrem, e deri tek orientimi në terrene të ashpra me mbështetje minimale, arritja e Togeres Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe udhëheqjen e jashtëzakonshme që garanton sigurinë e vendeve tona”, thuhet mes të tjerash në postimin e Ambasadës.