Bogujevci: As nuk votojnë, as s’kanë ndonjë propozim – s’po i kuptoj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se kryeministri ka ofruar zgjidhje, si dhe ka ftuar në takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim nga ana tjetër.

Sipas saj, opozita as nuk voton, as nuk ka ndonjë propozim konkret.

“Kryeministri ka ofruar zgjidhje për paketën e kryetarit dhe nënkryetarit, ka ftuar takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim. Ata as nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim konkret. Nuk po e kuptoj çfarë duan, përveçse po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Bogujevci.