Haxhiu: Kurti do të takohet me Limajn, ka vullnet nga të dyja palët

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, para seancës konstituive ka thënë se Kurti do të takohet me Limajn dhe se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim.

“Kryetari ynë, kryeministri Albin Kurti do të ketë takim me kryetarin Limaj. E kemi bërë të qartë që kemi vullnet nga të dyja palët që të vazhdojmë bashkëpunimin, por që ende nuk ka asgjë konkrete”, tha ajo.

“Nuk besoj që do të ketë qëndrim as sot. I kemi përcjellë qëndrimet e opozitës, nuk është se ata kanë ndryshuar dhe sot, kushdo që vjen në seancë, do të votojë sipas përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe sipas asaj që thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që do të ketë ndryshim të situatës, fatkeqësisht”, shtoi ajo.