Rrënimet e objekteve, pronari i revoltuar: Do të qëndrojmë deri në fund, do të japim jetën në Theth
Në zonën e Thethit vijojnë tensionet dhe rezistenca e banorëve për të mos lejuar shembjen e objekteve.
Një nga banorët e Thethit u pyet nga Euronews Albania nëse do të qëndrojnë dhe do rezistojnë akoma lidhur me këtë situatë të ndodhur.
I bindur, banori shprehet se nëse është e nevojshme do të japin dhe jetën.
“Po, do rezistojmë deri në fund, do japim dhe jetën, nuk ka problem. A do vdesim një ditë? Një ditë do vdesim dhe borxhet i marrim me vete, na i paguan Edi Rama bashkë me Benet Becin. I bëjmë thirrje gjithë Shqipërisë, botës dhe ambasadave të bashkohen me ne. Ta shpëtojnë Thethin që duan ta grabisim. U tha mbrëmë se po bëjmë diçka, sonte kanë ardhur për të na prerë në besë. Më i madhi i Shkodrës duhej të kishte qenë me ne, të qante hall me ne. Hajdeni na shihni se kemi hall. Edi Rama na ka thënë sot se nuk kanë shembur shtëpia të thethianëve. Ne jemi fiks nga Thethi dhe thojini Ramës se këtu na ke deri të vish ti të na shikosh”, u shpreh një nga banorët.