Leonard Ademaj: Naim Murseli as nuk na ka pyetur për fëmijët, as s’na ka telefonuar [video]

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, në dëshminë e tij sot në Gjykatë ka treguar se si e kanë kuptuar për vrasjen e motrës, shkruan Zeri.info.

Ai gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për fëmijët e motrës së tij.

Ademaj ka thënë se Naim Murseli, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, nuk është interesuar asnjëherë për fëmijët nga momenti kur familjarët e Liridonës i kanë marrë ata.

“Nga momenti që ne i kemi marrë fëmijët, deri të nesërmen, diku rreth orës 16:00 apo 17:00, asnjëherë Naimi nuk ka pyetur për fëmijët dhe as nuk ka telefonuar. Fëmijët nuk donin assesi të shkonin me të, por i kemi mashtruar disi për të shkuar me të”, është shprehur Leonard Ademaj. /Zëri