I plagosur largohet nga Emergjenca e Shtimes, ndalohet nga policia dhe deklaron se u qëllua katër herë nga një i panjohur

Pas raportimit se një person i plagosur, pasi ka marrë trajtim mjekësor, është larguar nga Emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij, duke e qëlluar një herë në këmbë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 11:40, në Shtime.

Tutje, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.