Nën masa të rrepta sigurie, arrijnë në sallë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Nën masa të rrepta sigurie, u sollën në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Kushtrim Kokalla, i akuzuari për përfshirje në vrasje dhe Granit Plava, i akuzuari për realizimin e vrasjes me pagesë, janë parë prezentë në sallë.

Përgjatë seancës së të hënës pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

Naim Murseli është paraqitur në seancë, pasi pas ekzaminimeve psikiatrike, ka rezultuar se ky i fundit është në gjendje të rregullt mendore dhe mund të vijojë seancat e mëtejme gjyqësore.