Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës, katër prej tyre vetëm në rajonin e Gjakovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë së dielës në vendin tonë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor, katër raste janë raportuar në rajonin e Gjakovës, ndërkaq një në rajonin e Prishtinës.

Sipas këtij raporti, vetëm dy persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Më poshtë ju sjellim raportet për të gjitha rastet veç e veç:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 13.07.2025 – 10:20. Është arrestuar kosovarja, për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Pas inicimit të rastit, e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë / 13.07.2025 – 11:00. Është arrestuar kosovari, për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 13.07.2025 – 10:00. Është arrestuar kosovarja, për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit, e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Malishevë / 13.07.2025 – 15:00. Është arrestuar kosovari, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 13.07.2025 – 17:00. Është arrestuar një femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri