Sot pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës
Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës, pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.
Për këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim, ndërsa Prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejt.
Ngjashëm sikurse Prokuroria, qëndrimin e ka pasur edhe mbrojtësi i viktimave.