Ardon Jashari i refuzon dy oferta nga Premierliga, do vetëm Milanin
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, raporton se Ardon Jashari ka refuzuar ofertat nga West HaJashari dëshiron të bashkohet me Milanin këtë verë dhe ka refuzuar propozimet nga dy klubet e Premier League, West Ham dhe Nottingham Forest.
Romano bëri të ditur në videon e tij të fundit në YouTube se të dyja klubet angleze kishin bërë oferta të rëndësishme për lojtarin dhe madje ishin të gatshme të përmbushnin kërkesën financiare të Club Brugge.
Por, si duket Jashari duket se nuk është i interesuar t’i bashkohet asnjërës prej tyre, pasi synimi i tij është vetëm “San Siro”.
“Rossonerët”, ishin në bisedime me Club Brugge-in prej disa javësh, por ende nuk ka arritur një marrëveshje për çmimin e mesfushorit.
22 vjeçari nuk mori pjesë në një ndeshje miqësore të Club Brugge javën e kaluar.
AC Milan, deri më tani këtë afat kalimtar e ka shitur Tijjani Reijndersin te Manchester City dhe ka nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modriq.
Ricci është prezantuar tashmë si përforcim i ri, ndërsa blerja e Modriq do të zyrtarizohet në ditët në vijim.