Balje për deklaratën e Osmanit: Besoj që presidentja ka pasur informacion

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani lidhur me parandalimin e një konflikti të mundshëm Kosovë–Serbi, duke thënë se beson se presidentja ka folur mbi baza të informuara.

“Unë kam besim se presidentja e di çka është duke folur,” tha Balje para seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, ajo pranoi se nuk sheh ndonjë zgjidhje të afërt për daljen nga kriza aktuale institucionale, duke shtuar se janë në pritje të vendimeve nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca. /eo