U raportua si e zhdukur, vajza nga Fushë-Kosova dyshohet se u dhunua

Një rast i dhunimit është raportuar në Policinë e Kosovës në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, e njëjta ishte shpallur e zhdukur dhe gjatë së shtunës është gjetur e dhunuar në një banesë në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia përmes raportit ditor, në banesë janë gjetur dy meshkuj, ku të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe më pas me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

DHUNIM

Fushë Kosovë 12.07.2025, 21:00. Dyshohet se një vajzë e cila ishte shpallur e zhdukur është gjet në një banesë me dy persona të dyshuar m/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. /Zëri