Kim Kardashian bën bujë me veshjet e Balenciaga-s dhe kapet duke kërkuar veten në Google
Kim Kardashian i riktheu format dhe dramat në Paris këtë javë, duke u shfaqur me dy veshje shumë të ngushta lateksi nga Balenciaga dhe duke u kapur në një moment mjaft interesant: duke kërkuar veten në Google nga telefoni i saj.
Ylli i “The Kardashians”, 44 vjeçe, u fotografua me një fustan të bardhë lateksi dhe çizme me taka të gjata në prag të sfilatës së Balenciaga-s në Javën e Modës në Paris.
Ditën më parë, ajo kishte bërë bujë me një pamje të ngjashme rozë. Në ekranin e telefonit të saj, u pa teksa shikonte fotografitë e vetes nga kjo dalje, duke u bërë viral në rrjet, shkruan DailyMail.
E njohur për bashkëpunimin e ngushtë me Balenciaga-n, pavarësisht polemikave të markës me fushatat e kritikuara për përfshirjen e tematikave të papërshtatshme, Kim nuk është tërhequr.
Në vitin 2024, ajo u emërua zyrtarisht ambasadore e shtëpisë së modës, duke theksuar se marrëdhënia e saj me Balenciaga-n “bazohet në besim dhe përkushtim”.
Të pranishme në sfilatë ishin edhe yje të tjerë si Katy Perry, Nicole Kidman, Cardi B dhe Salma Hayek, por s’kishte dyshim se vëmendja kryesore ishte mbi Kim dhe Google-in e saj.