Durmishi për urat e reja mbi Ibër: Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për ecurinë e shpejtë të punimeve në dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Paradite themeli i bregorës, e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë. Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmbë në trotuare”, ka shkruar Durmishi.

Projekti i ndërtimit të këtyre urave llogaritet se kap vlerën e afro 3 milionë euro.

Ndërkohë, për këtë kontratë ka nisur hetim Prokuroria Speciale, për të vlerësuar përputhshmërinë me procedurat ligjore të ndjekura gjatë tenderimit.