Egli Tako, Lumi B dhe Ghetto Geasy bashkojnë forcat për hitin veror “O Sa Mirë”

Tre emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, Egli Tako, Lumi B dhe Ghetto Geasy, janë bërë bashkë për të sjellë projektin më të ri veror të titulluar “O Sa Mirë”, një këngë me ritme dinamike që premton të bëhet një nga hitet më të dëgjuara të sezonit.

Me një melodi të lehtë dhe refren të kapshëm, kënga sjell atmosferë feste dhe ndjenja verore, e përkryer për plazh dhe netë të nxehta.

Ghetto Geasy dhe Lumi B, si gjithmonë, shfaqen me stilin e tyre karakteristik dhe prezencë të fortë në ekran, por ishte Egli Tako ajo që mori gjithë vëmendjen në klipin e ri.

Egli ka surprizuar me një paraqitje krejt ndryshe, duke u shfaqur me flokë të kuqërremta e të dhredha, një ndryshim që u vlerësua menjëherë nga ndjekësit.

Përveç stilit të veçantë, ajo tregoi edhe fizikun e saj të tonifikuar, duke u dukur thjesht mahnitëse dhe plot vetëbesim.

“O Sa Mirë” pritet të jetë ndër këngët më të luajtura të kësaj vere, me një kombinim të suksesshëm artistësh dhe një videoklip që reflekton energjinë dhe ngjyrat e stinës më të dashur të vitit. /telegrafi