Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kërkuar masa ndaj deputetëve që sipas saj, po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, nëse vazhdohet njëjtë, atyre duhet t’u merren mandatet.
“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon.
Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu” – ka shkruar ajo.