Pesë shtetas të Egjiptit gjenden në një kamion gjatë kontrollit doganor në Ferizaj
Pesë shtetas të Egjiptit, kanë tentuar të hyn ilegalisht në Kosovë.
Sipas policisë, ata janë hasur gjatë kontrollit doganor në një kamion që e drejtonte një kosovar.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Pesë shtetasit egjiptian janë dërguar në qendrën e pritjes Vranidoll”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri