Babai sulmon policinë derisa po ia arrestonin djalin për narkotik në Ferizaj

Një sulm ndaj zyrtarëve policor ka ndodhur të premten në Ferizaj.

Policia raporton se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri