Vdes një foshnjë 9-muajsh në QKUK, prokuroria nis hetimet

Një foshnjë 9 muajsh nga fshati Gjinoc i Suharekës, ka vdekur të premten në QKUK.

Fillimisht ajo më 29 qershor ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ndërsa më 11 korrik ka vdekur në QKUK.

Rasti po hetohet dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë, transmeton Zeri.info.

“Fsh. Gjinoc, Suharekë.29.06.2025-17:00. Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri