Ndalohen dy persona për sulmin ndaj kryetares së Shkupit

Ministria e Brendshme në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se janë ndaluar dy të dyshuar për sulmin e sotëm ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska në Çair.

“Në lidhje me incidentin në të cilin u raportua se Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht, dy persona janë ndaluar nga policia e SPB Shkup dhe aktualisht ndodhen në stacionin policor për intervista zyrtare”, thonë nga MPB, sipas Alsat M.

Danella Arsovska, pasi doli nga spitali, tha se një person e ka sulmuar fizikisht para policisë.