Zëvendëssekretari i Shtetit pas takimit me Osmanin: Diskutuam për fusha të mundshme të bashkëpunimit ekonomik
Zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, ka dhënë detaje pas takimit që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se me Osmanin kanë diskutuar për fusha të mundshme bashkëpunimi ekonomik, transmeton Zeri.info.
“Në takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutuam për fusha të mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se mirëqenia dhe bashkëpunimi ekonomik do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të largohet nga ndarjet e së kaluarës dhe të promovojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, shkroi Landau në platformën “X”.
Ndryshe, edhe vetë Osmani më herët ka njoftuar për takim me zëvëssekretarin e Shtetit, duke thënë se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të presidentit Trump. /Zëri