Tahiri për Deharin: Qe 45 herë është duke e shkelur Kushtetutën

Abelard Tahiri nga foltorja e sallës plenare të Kuvendi të Kosovës tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, qe 45 herë po e shkel Kushtetutën e vendit.

Ai bëri thirrje të kthehet në rendin e ditës, derisa tha se qytetarët e Kosovës po mbajnë peng institucionin e qytetarët.

“Sot është hera e 45-të që kryesuesi i seancë është duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është e papranueshme”, tha Tahiri.