Policia sekuestron dy granata dore dhe armë në një shtëpi në Çabër të Zubin Potokut

Një person është arrestuar të enjten në Çabër të Zubin Potokut.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: dy granata dore, një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër artizanale, 27 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një palë dylbi.

“Lidhur me rastin ka asistuar edhe Njësia për trajtimin e materieve eksploduese, që i ka tërhequr granatat e dorës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri