Arrestohen dy persona në Viti, dyshohet se nga pakujdesia ndezën zjarre
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara në Viti, pasi që të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit.
Policia thotë se flakët kanë përfshirë dhe djegur rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë.
“Arrestimi i të dyshuarve është bëtë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, njëri në rrugën ‘Ylvi Demiri’ në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.