Dy shtetas të Turqisë prangosen në Aeroportin e Prishtinës, tentuan të udhëtojnë me pasaporta të huaja

Dy shtetas të Turqisë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 8:00, në aeroportin “Adem Jashari”, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Aeroporti “Adem Jashari”, 09.07.2025 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Turqisë, për shkak se ka tentuar të udhëtojë përmes Aeroportit të Prishtinës me pasaportë në emër të një personi tjetër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti “Adem Jashari”, 09.07.2025 – 08:00. Është arrestuar e dyshuara, shtetase e Turqisë, për shkak se e njëjta ka tentuar të udhëtojë përmes Aeroportit të Prishtinës me një pasaportë franceze në emër të një personi tjetër. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.