Jep dorëheqje komandanti i Policisë në Lipjan

Komandanti i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, kapiten Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje.

Siç ka mësuar “Zëri”, dorëheqja e tij ka ardhur pas rastit të 27-vjeçarit, i cili vdiq gjatë arrestimit nga policia në Lipjan.

Dorëheqjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë dhe të afërmit, të cilët e kanë përgëzuar për këtë veprim. /Zëri