Prangoset një person pas aksidentit me fatalitet në Nabërgjan të Pejës
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, pas një aksidenti të rëndë trafiku që rezultoi me një viktimë dhe tre të lënduar.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:55 në fshatin Nabërgjan të Pejës, raporton Zeri.info.
"Fsh. Nobërgjan, Pejë 09.07.2025 – 12:55. Një mashkull kosovar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi i njërës nga njësitë e përfshira në aksident është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri