Gjendet granatë dore në Rahovec, largohet nga FSK-ja në mënyrë të kontrolluar
Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën pasdite në oborrin e një shtëpie në Rahovec.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Bejtullah Haxhiu”, rreth orës 18:00, raporton Zeri.info.
"Rr. ‘Bejtullah Haxhiu’, Rahovec 09.07.2025 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë punës me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar - granatë dore A-6, në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri