Gjykata hedh poshtë padinë e PDK-së dhe OEK-ut ndaj ZRRE-së për daljen në treg të lirë për bizneset
Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë paditë e PDK-së dhe OEK-ut ndaj ZRRE-së për daljen në treg të lirë për bizneset.
Periskopi ka siguruar aktvendimin e Gjykatës, ku ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e tyre.
“Refuzohet si i pabazuar propozimi i paditësit PDK, me të cilën ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të Vendimit V_2724-2025, me nr. prot. 461/25 i datës 13.06.2025 dhe Njoftimit Publik mbi Liberalizimin e Tregut të Energjisë në Kosovë, i datës 12.03.2025, të lëshuar nga ZRRE-ja, deri në vendosjen e çështjes sipas padisë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.