Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabergjan të Pejës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Nabergjan të Pejës.

Si pasojë, një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, raporton Zeri.info.

Aksidentin e kanë konfirmuar edhe Policia e rajonit të Pejës.

Mediumi lokal “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas pamjeve në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. /Zëri