Zyrtare: Vedat Muriqi rinovon me Mallorcan deri në vitin 2029

Vedat Muriqi ka rinovuar kontratën e tij me Mallorcan.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në platformën X.

Muriqi do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle deri në vitin 2029.

“Historia e Piratas do të vazhdojë të shkruhet në Mallorca.

Vedat Muriqi dhe RCD Mallorca kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2029”, thuhet në komunikatën e klubit. /Zëri