Kërcënohet zyrtari policor në Lipjan
Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se një person i panjohur për të në rrjete sociale kishte postuar një foto të tij të përcjellë me disa mesazhe kërcënuese, që lidhen me punën si zyrtar policor.
Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rasti dhe po hetohet nga ekipet relevante. /Zëri