Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së

Real Madridi do të përballet me kampionët e Europës, PSG, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. 

Për mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouaméni, kjo është një ndeshje që thjesht duhet fituar. 

“Po punojmë shumë mirë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër PSG-së. Jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale, por duam më shumë”. 

“Duhet ta fitojmë ndeshjen kundër PSG-së dhe do të japim gjithçka, do të luftojmë për ta fituar dhe për të mbetur në garë”, tha Tchouameni për Real Madrid TV. 

“PSG është një skuadër e mirë, me shumë lojtarë që i njoh personalisht. Janë një skuadër elitare në futbollin botëror, kanë fituar Ligën e Kampionëve”. 

 “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi cilësinë për ta fituar dhe duhet ta dëshmojmë këtë”, vazhdoi francezi. 

Tchouameni vazhdoi të flasë për formën e tij të në qendër të mesfushës nën drejtimin e Xabi Alonsos. 

“Pozita në mesfushën qendrore është shumë e rëndësishme sepse duhet të parashikosh çfarë do të ndodhë”.

“Detyra ime është të përshtatem, në varësi të kushteve të secilës ndeshje dhe mënyrës së lojës së kundërshtarit”, tha Tchouameni. 

“Çdo ditë e më shumë po kuptojmë çfarë kërkon trajneri dhe stafi i tij. Po përmirësohemi në fushë dhe jashtë saj me çdo ndeshje. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi”, përfundoi ai.