Drita shënon fitore në ndeshjen e parë ndaj Differdanges në Ligën e Kampionëve

Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Differdanges në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës fitoi falë golit të vonshëm të Arb Manajt i cili erdhi në minutën 73-të.

Gjilanasit dominuan tërë takimin, duke lansuar 13 tentime për gol, ku shtat prej tyre përfunduan në kuadrin e portës, por vetëm njëri pas vijës fatale.

Ndehsja kthyese zhvillohet pas një jave në Luksemburg.