Zyrtare: Davide Ancelotti vazhdon karrierën si trajner jashtë Evropës
Botafogo ka emëruar zyrtarisht Davide Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit të parë, duke i besuar drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit 2026.
Tekniku italian mbërriti në Brazil të martën në mëngjes dhe pritet të prezantohet para lojtarëve në qendrën stërvitore të klubit gjatë pasdites.
Ancelotti, 35 vjeç, ka shërbyer për tre vite si ndihmës i të atit, Carlo Ancelotti, te Real Madridi, ku ka fituar përvojë në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Kjo është detyra e tij e parë si trajner i parë, në një klub që ka ambicie të mëdha për të rikthyer lavdinë në futbollin brazilian.
Ai zëvendëson Renato Paivën, i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Palmeiras në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube.
Botafogo e përshkroi Ancelottin si një profesionist me vizion modern dhe u shpreh i bindur se ai do të sjellë stabilitet dhe identitet të qartë skuadrës.