IML-ja reagon për rastin e 27-vjeçarit, thotë se s’ka ende raport preliminar të autopsisë
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka njotuar se të hënën është krye autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu.
IML-ja ka thënë se në medie ka qarkulluar një raport preliminar i autopsisë, mirëpo sipas tyre një raport i tillë nuk ka ekzistuar, raporton Zeri.info.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.
IML është e përkushtuar në mandatin e saj ligjor, në mënyrë që të ofroj ekspertizën mjeko ligjore për organet e drejtësisë dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri