Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, sonte do të ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar
Sonte nga ora 20:30 para Teatrit Kombëtar organizohet aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të Agon Zejnullahut.
Ai vdiq në rrethana ende të paqarta në Lipjan. Pesë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një rreshter, po hetohen për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit.
Ata u suspenduan dhe u ndaluan për 48 orë me urdhër të prokurorit të Shtetit.