Çeku: Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se është duke vazhduar puna për rijetësimin e rrugës “Marin Barleti” në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook Çeku ka thënë se kësaj rruge po i rikthehet karakteri historik ‘ i munguar për më shumë se dy dekada’.

“Puna për rijetësimin e rrugës Marin Barleti po vazhdon, dhe ndryshimi tashmë është i dukshëm. Kësaj rruge po i rikthehet karakteri historik, i munguar për më shumë se dy dekada”, ka shkruar Çeku.