Policia kërkon ndihmën tuaj për identifikimin e këtyre personave të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të kryeqytetit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografitë e bashkangjitura.

Të dyshuarit kërkohen për përfshirje në veprat penale sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

“Lusim të gjithë qytetarët, që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre personave, të kontaktojnë Policinë e Kosovës në mënyrë konfidenciale në: Numri i telefonit: 192, Emaili: info@kosovopolice.com. Çdo informatë, sado e vogël që mund të duket, mund të jetë kyçe për hetimin e mëtejshëm dhe përballjen e të dyshuarve me drejtësinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.