Aksident mes dy automjeteve në rrugën Shkodër-Lezhë, vdes një person
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Shkodër-Lezhë.
Sipas Euronews.al, një tjetër person ka mbetur i lënduar.
Sakaq raportohet se policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.