Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një gruaje nën dyshimin për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të një gruaje e cila dyshohet për veprën “vjedhje”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë publike edhe fotografinë e të dyshuarës në rrjetet sociale.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarës që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.